ShowBiz

Fifi flet për herë të parë për partnerin… “Ai luan një rol shumë të rëndësishëm..”

Këngëtarja Fifi është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.

Ajo ka pranuar disa herë se është e dashuruar me një djalë, identiteti i të cilit u zbulua nga mediat pas një statusi të Fifit ku i bënte tag.

Fillimisht Fifi tha se ajo ishte e dashuruar me këtë djalë, por ai nuk e dinte, më pas u duk sikur në fakt ata të dy janë në një lidhje dhe në një intervistë të fundit për emisionin e aktorit të njohur Olsi Bylyku, Fifi ka folur për herë të parë për këtë djalë.

Ajo ka treguar gjatë emisionit se ai është një shok i saj shumë i mirë dhe se nuk donte shumë të fliste për të, por ai në të vërtetë luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Me kaq Fifi e ka mbyllur duke mos komentuar më asnjë gjë tjetër lidhur me të dhe duke na lënë sërish në dyshime sa i takon raportit që ka me djalin në fjalë.

Link: https://youtu.be/tcAHU3tKpjk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGM3eVUg5yT/