Këngëtarja Bebe Rexha u kap mat pak ditë më parë nga paparazzi në krahët e partnerit të saj në Meksikë.
Në disa foto të saj që bënë xhiron e rrjetit, Bebe është diskutuar gjatë për trupin e saj.
Duke u nisur nga këto foto ajo ka vendosur të tregojë se si duhet në të vërtetë trupi i saj.
Këngëtarja ka treguar se ka celulit, strija, por edhe të pasme ndërsa e filmon veten pa asnjë filtër duke treguar gjithashtu se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe nuk mendon të bëjë, pasi preferon të jetojë shëndetshëm.
Ajo tregon se trupi i saj nuk ka asnjë lidhje me fotot e shëmtuara që qarkullojnë në rrjet, ndërsa dëshmon edhe njëherë se pavarësisht kritikave të herëpashershme për peshën, ajo nuk e ka aspak kompleks dhe është mësuar ta dojë dhe ta pranojë veten ashtu siç është.
Link: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG3O1splY0E/