ShowBiz

Joni ka një stil krejt unik kërcimi, kjo video do t’ju bëjë të qeshni me lot

Këngëtarja Adelina Tahiri dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali dy vite më parë.

Vogëlushi Jon erdhi në jetë në gusht të 2018 dhe tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.

Adelina poston herë pas herë foto dhe video me vogëlushin e saj, ku tregon se sa shumë është rritur dhe është zbukuruar Joni.

Këtë herë ajo ka postuar një video ku vogëlushi shihet duke kërcyer në një stil krejt unik dhe duket kaq i këndshëm.

Në videon e postuar nga Adelina, Joni kërcen gjithë pasion dhe do t’ua zbukurojë ditën me entuziazmin e tij dhe stilin kaq të veçantë.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/