ShowBiz

Me një bebe në duar, nëna e Ledrit i gëzoi të gjithë para kohe

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata të dy do të bëhen me një vajzë dhe tashmë ndodhen në Gjermani ku pritet të vijë në jetë vogëlushja.

E ndërsa dyshja është në pritje të ardhjes së vajzës, nëna e Ledrit i ka bërë të gjithë të mendojnë se është bërë gjyshe.

Ajo ka postuar në instagram një foto me një fëmijë të porsalindur në duar dhe shumica kanë menduar se Sara dhe Ledri u bënë prindër e madje e kanë uruar Xheraldinën.

Por kjo e fundit ka shpjeguar më pas se në fakt fëmija që ajo mban në duar është djalë dhe është një nip i saj.

Sara ende nuk e ka sjellë në jetë vogëlushen dhe është në pritje në muajin e fundit të shtatëzanisë.

Link: https://www.instagram.com/p/CHPjclmlEWk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGVaeEzncwy/