Presidenti i Shtëpisë Botuese Albas Latif Ajrullai njëherësh bashkëshorti i poetes së njohur Rita Petro është ndarë nga jeta pasi rezultoi i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka dhënë përmes një statusi të gjatë dhe të dhimbshëm në instagram ish deputetja Nora Malaj e cila tregon.
Malaj është shprehur e hidhëruar për lajmin që i duket kaq i pabesueshëm, ndërsa tregon raportin e veçantë që kishe me botuesin e njohur të cilin e konsideronte si vëlla
Latif Ajrullai u largua nga jeta në kulmin e veprimtarisë së tij, pikërisht kur Shtëpia botuese që ai drejtonte u bë një nga më të njohurat në fushën e botimit të librave.
Ai ka dhënë gjithashtu një kontribut me vlerë edhe si Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore.