Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh është në një lidhje me biznesmenin turk Usta.
Ata të dy janë vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku i shohim herë pas herë të postojnë foto së bashku dhe gjithashtu ti shprehin dashurinë njëri tjetrit.
Partneri i këngëtares është shumë romantik dhe në shumë raste e kemi parë me surpriza dhe dedikime shumë të veçanta për partneren.
Këtë herë ai ka vendosur t’ja shprehë dashurinë këngëtares në gjuhën shqipe teksa poston një foto të saj në instastory.
“Kudo është bukur me ju, të dua më shumë se gjithçka”, shkruan ai krahas fotos.
Këngëtarja dhe partneri i saj janë në një lidhje prej kohësh dhe në planet e tyre për të ardhmen gjen vend edhe martesa.
Link: https://www.instagram.com/ustagenta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8-IN4ohBBH/