Këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë e një djali gati dy vite më parë.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here foto dhe video me të birin.
Këtë herë ajo ka treguar përmes një videoje shumë të këndshme se si vogëlushi ka mësuar të shkelë syrin dhe duket kaq i këndshëm.
Joni në tëntativë për të shkelur njërin sy i përpëlit të dy dhe bën një fytyrë shumë të këndshme.
“Ai po përpiqet të shkelë syrin”, shkruan Adelina krahas videos së të birit, ku vogëlushi fillon të buzëqeshë pasi sheh se e ka të vështirë të shkelë vetëm njërin sy.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/