ShowBiz

“Si dukem si baba..”, Maluma I habit të gjithë teksa pozon me një foshnje në duar

Këngëtari Maluma është padyshim një prej meshkujve më tërheqës dhe shumë i dëshiruar prej femrave.

Ai u përfol gjatë për lidhjen e tij me modelen Natalia Barulich me të cilën tashmë është ndarë dhe të cilës thuhet se I ka dedikuar një prej këngëve të tij.

Që prej asaj kohe këngëtari është parë nën shoqërinë e një tjetër vajze, por ende nuk ka treguar asnjë gjë lidhur me jetën e tij private.

Ndërkaq në një foto të postuar së fundmi, këngëtari pozon me një foshnje në duar i cili është fëmijë i miqve të tij, këngëtarit Pipo Bueno dhe partneres së tij Luisa Fernanda.

Vogëlushi quhet Maximo dhe përveç urimeve për vogëlushin, Maluma pyet fansat se si ju duket në rolin e babait.

Fansat e këngëtarit kanë shpërthyer në pëlqime e komente nga më të ndryshmet, ku shumica e komplimentojnë për mënyrën se si duket bashkë me vogëlushin.

Link: https://www.instagram.com/p/CHYQllRHIEX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFnpGSpnsbE/