ShowBiz

Dhurata më e bukur për gjyshen, Jonida dhe Emi vijnë me një super ide

Aktorja Jonida Vokshi ka vendosur që ti bëjë të ëmës një dhuratë shumë të veçantë si një kujtim nga Emi dhe nga vetë ajo.

Një medaljon ari me emrin e Emit nga njëra anë dhe me një shkrim nga ana tjetër është dhurata falënderuese për të ëmën e aktores dhe që asaj i ka pëlqyer shumë, aq sa ka vendosur të mos e heqë më nga qafa.

“Emi është shumë me fat që po rritet me gjyshe Ocen, që i fal dashurinë dhe përkujdesjen e të gjithë botës. Nuk besoj ka gjë më të bukur, kur një fëmijë rritet me gjyshërit pranë. Ne si një dhenjë dashurie dhe falënderimi, menduam që ti dhuronim Oces këtë medallion me emrin e Emit dhe një dedikim të vogël nga pas të punuar me kaq shumë dashuri. Jua sugjeroj një dhuratë të tillë, se ja pashë lumturinë mamasë sime kur ja dhamë dhe nuk e heq më nga qafa. Mbit ë gjitha, të gjitha gjyshet e meritojnë”, shkruan Jonida krahas fotos ku tregon medalionin dhuratë për të ëmën.

Link: https://www.instagram.com/p/CHdiLLjs6XM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF7M1Xys-wc/