Këngëtarja Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave.
Ajo u bë nënë për herë të parë para 9 vitesh ku vogëlushja Grace erdhi në jetë për ti dhënë gëzim familjes së saj.
Sot në 9 vjetorin e lindjes së saj, Aurela ka vendosur ti emocionojë të gjithë me një urim special për të bijën.
Ajo ka postuar një foto të vajzës ndërsa krahas fotos shkruan: “ 9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. PRandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh dhe gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë”.
Këngëtarja ka marrë shumë mesazhe urimi nga miq, kolegë dhe ndjekës në rrjetet sociale të cilët i kanë uruar vogëlushes qindra vite të tjera të lumtura.
Link: https://www.instagram.com/p/CHfIEIKAdIG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAkz0j_gJL_/