Lori Hoxha është padyshim një prej femrave më me stil dhe që këtë e shohim herë pas here në fotot që poston në rrjetet sociale ku të bien në sy kombinimet e saj të veçanta.
Kombinimi i veshjes me çantën, bizhutë apo këpucët e duhura është diçka që i del shumë mirë Lorit dhe ndonjëherë ajo ka treguar se veshja e saj edhe pse gjithë stil nuk kushton gjithmonë sa qimet e kokës.
Së fundmi Lori ka vendosur të pozojë nga dhoma e garderobës duke na treguar një pjesë të saj.
Një raft i mbushur me çanta të cilat ajo i ka të shumta dhe gjithmonë firmë, më tutje shohim pantallona të shumta, bluza e xhaketa, të gjitha të sistemuara nëpër rafte apo të varura në kremastar.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e garderobës pasi kujtojmë që Lori këpucë pa fund, por edhe fustane të shumta me të cilat e kemi parë të pozojë shpesh në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/p/CHhryqcFK32/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/