Ish velina e “Xing me Ermalin”, modelja Belinda Dragoti është një prej atyre vajzave qe i kthejnë rrjetet sociale në mjet fitimi.
Atë e shohim shpesh herë të postojnë foto apo video ku shfaqet sensuale, por ka edhe raste që përmes postimeve të saj shohim bashkëpunime me biznese të ndryshme për reklamim produktesh.
E ftuar në emisionin “Historia ime”, Belinda ka treguar se përmes instagramit dhe mënyrën se si ti e menaxhon mund të arrish të fitosh shuma marramendëse.
Vetë ajo ka treguar se shifra më e lartë që ka marrë për një postim është 1500 euro, ndërsa tregon se ndjekësit e saj janë real dhe se përfitimi i promocioneve nuk varet nga numri i lartë i personave që të ndjekin, por kryesisht nga fakti se sa aktivë janë persona që të ndjekin.
Ajo tregon gjithashtu se përfitimi është gjithashtu aftësi menaxheriale, pasi ka të bëjë edhe impakti që personi ka tek biznesi me të cilin do të bashkëpunojë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=zvq_jhsVoJk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHYcOz_no3q/