ShowBiz

Pas akuzave të Beartit, reagon autorja e programit, ja përse u padit..

Beart Rexhepi një prej konkurentëve të “Përputhen”, vendosi të largohet krejt papritur nga emisioni duke mos dashur më të jetë pjesë e tij.

Në një status të gjatë ai shpjegon arsyet e tij, duke thënë se i është kërkuar nga produksioni që të bëjë sa më shumë skandale dhe debate, ndërsa më shpjegon se nuk janë zbatuar rregullat e kontratës dhe se për këtë ka prova.

Pas deklaratave të tij, ka ardhur një reagim edhe nga autorja e programit Olsa Muhameti e cila ka shpjeguar se ndaj Beartit ka nisur një proces juridic për thyerje të rregullave të kontratës dhe dizinformim apo deklarata të pavërteta të thëna publikisht.

Olsa ka shpjeguar se gjithmonë e ka respektuar lirinë e fjalës së gjithkujt, por së fundmi ka kuptuar se liria e fjalës po keqpërdoret, duke kaluar në abuzim.

Ajo shtoi më tutje se nuk bën aspak diferencime mes konkurentëve dhe se të gjithë i trajton në mënyrë të barabartë.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHYHwhrg2uv/https://www.instagram.com/p/CAx3YDygaiO/