ShowBiz

“Jam shumë e lumtur kur më thonë se i ngjaj..”, Sara prezanton të ëmën

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës ndodhet së bashku me këngëtarin në Gjermani ku ka jetuar dhe punuar vitet e fundit.

Miqtë dhe familjarët e saj i organizuan një tjetër baby shower surprizë ku Sara na prezantoi përmes fotove jo vetëm me surprizën e bukur, por edhe me gjithë njerëzit e saj të dashur.

Ajo ka postuar një foto me të ëmën, vjehrën e Ledrit, shkëputur nga festa ndërsa duket qartë ngjashmëria mes tyre.

“Komplimenti më i madh për mua, kur njerëzit më thonë që dukem gjithnjë e më shumë si ajo. Mami im”, shkruan Sara në foton ku pozon pranë të ëmës.

Ajo ka marrë shumë komplimenta nga miq dhe ndjekës në rrjetet sociale të cilët e kanë vënë re ngjashmërinë qe ajo ka me të ëmën.

Link: https://www.instagram.com/p/CHtFt2qHZwu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/