ShowBiz

Moderatorja e njohur kapet mat me të dashurin 27 vite më të vogël

Prezantuesja e njohur britanike Melanie Sykes është kapur mat teksa shkëmbente puthje me të dashurin 27 vite më të ri, të cilin e njohur gjatë një udhëtimi në Venecia.

50 vjeçarja është fotografuar duke u puthur me djaloshin simpatik 23 vjeçar të quajtur Riccardo me të cilin ajo është parë të lundrojë me varkë në qytetin e famshëm italian.

Moderatorja ka qenë e martuar dy herë dhe ka dy fëmijë nga martesat e saj të moshës 18 dhe 16 vjeç.

Pavarësisht se është 50 vjeç ajo duket shumë më e re se mosha që ka.

Ndërkohë moderatorja ka postuar së fundmi disa foto në liqenin  Garda po në Itali të realizuara nga Ricardo, djaloshi italian, një foto të të cilit e ka postuar edhe në isntastory shoqëruar me një zemër blu.

Link: https://www.instagram.com/p/CHxkFPwFfX2/

Burimi i fotos: https://kinkazoid.com/