Ermal Mamaqi ishte i ftuari i rradhës në episodin“Rope with Olsi” të aktorit Olsi Bylyku.
Ermali ka rrëfyer më shumë detaje rreth jetës së tij profesionale, largimit nga ekrani dhe planet për të ardhmen.
Ai ka treguar se u largua nga ekrani ku drejtonte spektaklin “Xing me Ermalin” për t’ju përkushtuar kinematografisë, ndërsa gjatë periudhës së pandemisë pati një vision dhe vendosi që të merrej me trajnime duke i shtyrë edhe njerëzit që të fitojnë aftësi të reja dhe të investojnë aty ku kanë mundësi për t’u rritur profesionalisht.
Ermali ka folur gjithashtu edhe për rrogën që ka patur tek Klani, ku ka pranuar se ai ishte producent dhe nuk merrte rrogë, por ndante lekët me bashkëpunëtorët e tij.
Aktori është pyetur gjithashtu se kush sjell më shumë fitime televizioni apo bizneset private, ai ka zgjedhur këto të fundit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pJnVr0XAKmU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3W1rvohodu/