795 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar ka njoftuar se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 17 persona duke shënuar një rekord të ri viktimash që prej fillimit të pandemisë.
Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Tiranë që vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit.
Ndërkaq aktualisht janë duke u trajtuar në spitale 439 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë kanë vijuar të bëjnë apel për të respektuar masat e sigurisë, distancën si dhe përdorimin e maskave në çdo vend.
Link dhe burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/