Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëheshin prindër për herë të dytë, por Meghan fatkeqësisht e humbi fëmijët që priste.
Ajo ka vendosur të flasë vetëm sot pas abortit në fillim të muajit korrik duke treguar se si e përjetoi një situatë të tillë aspak të lehtë.
Në një status të gjatë dhe prekës ajo tregon se si në fillim të muajit korrik ndjeu një dhimbje therrëse në bark dhe pavarësisht se u mundua të qetësohej ajo përfundoi në spital dhe fëmija fatkeqësisht nuk ja doli dot pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
“Ishte një mëngjes korriku që nisi si zakonisht. Bëra mëngjesit, ushqeva qentë, mora vitaminat, i mblodha flokët bisht përpara se të bëja gati tim bir për mëngjesin. Pasi ndërrova pelenat e tij ndjeva një dhimbje të fortë që më rrëzoi përtokë me djalin në krah. E dija që ndërsa po mbaja fëmijën e parë në duar, po humbisja të dytin. Orë më vonë ndërsa isha shtrirë në një shtrat spitali duke mbajtur dorën e tim shoqi dhe ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha dorën e lagur nga lotët tanë. Ndërsa po shikoja muret e bardha dhe të ftohta po përpiqesha të imagjinoja se si do të shëroheshim nga kjo”, shkruan Meghan Markle në rrëfimin e saj që vendosi ta bëjë vetëm tani pas gati 5 muajsh nga humbja e fëmijës.
Statusin e saj e ka postuar në instagram edhe Sara Hoxha e cila është ndier tejet e prekur nga rrëfimi i dukeshës së Sussex
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/