ShowBiz

Tolga mëson të shkruajë shqip, nuk do ta besoni çfarë mesazhi ka lënë në postimin e fundit

Aktori i njohur turk Tolgahan Saysman tashmë ka filluar të mësoje gjuhën shqipe e madje përshrimin e fotove të veta në instagram ka filluar ta shkruajë vetë në gjuhën shqipe.

Ai ka postuar në instagram një foto të tijën, krahas së cilës shkruan në shqip: “Falan, Filan, e kështu”.

Mesa duket ai ka dashur të thojë diçka nga ato që ka mësuar në gjuhën shqipe dhe nuk mund të gjente fjalë më të këndshme.

Ky koment i tij e ka bërë të qeshë me lot Almedën e cila ka komentuar poshtë fotos duke përsëritur fjalën e tij “E kështu”.

Ai e ka shkruar në mënyrë korrekte fjalën në shqip dhe kjo i ka bërë pak dyshues fansat të cilët mendojnë se mund ta ketë ndihmuar Almeda.

Almeda dhe Tolga janë një prej çifteve më të dashura në Turqi dhe Shqipëri.

Ata janë bërë prindër të një djali dhe shumë shpejt familja e tyre do të shtohet me një tjetër fëmijë, pasi Almeda njoftoi se është sërish në pritje të një fëmije.

Link: https://www.instagram.com/p/CIGl3DSnT0E/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQgTA5nmPj/