ShowBiz

“Kam bërë një gabim të pafalshëm”, Rita kërkon ndjesë publike për festën e ditëlindjes

Këngëtarja Rita Ora festoi disa ditë më parë 30 vjetorin e lindjes.

Edhe pse në kushte pandemie, ajo organizoi një festë të vogël me miqtë e saj duke thyer kështu rregullat e vendosura anticovid.

Këngëtarja është detyruar ndërkohë të kërkojë një ndjesë publike për festën e organizuar me këtë rast duke treguar se ka bërë një gabim të pafalshëm dhe se ju kërkon ndjesë të gjithëve për këtë veprim të papërgjegjshëm nga ana e saj.

“Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30 vjetorin. Ky ishte një vendim i nxituar për momentin me idenë se po dilnim nga izolimi dhe kjo ishte ok..Më vjen keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm dhe duke marrë parasysh kufizimet e kuptoj që veprimet e mia ishin të papërgjegjshme dhe për këtë unë mbaj përgjegjësi të plotë. Ndihem sidomos në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat e njërëzve për ta ndihmuar. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin tim, dua sinqerisht të kërkoj falje”, shkruan këngëtarja në statusin e saj.

Link: https://www.instagram.com/ritaora/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGVSpm1HbPH/