ShowBiz

Albani pranon bashkëjetesën me Çiljetën dhe ndan detaje nga mëngjeset së bashku

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha prej kohësh janë në një lidhje së bashku.

Ata kanë filluar madje të bashkëjetojnë dhe këtë e konfirmoi vetë Albani gjatë një interviste në “Wake Up” në “Top Channel” ku ndër të tjera foli edhe për partneren.

Ori e ka pyetur Albanin se kush zgjodhet më herët në mëngjes dhe Albani ka konfirmuar se më herët zgjohet ai dhe se bën kujdes që të mos i prish gjumin këngëtares.

Moderatorja e ka pyetur gjithashtu nëse i bën gati kafen Çiljetës, por ai duke qeshur tha se kjo ndodh vetëm nëpër filma dhe se ai vetëm kujdeset që të mos bëjë zhurmë kur zgjohet më herët se ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=FX2Ofvw2SVY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FX2Ofvw2SVY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAD-1A0l0Kk/https://www.instagram.com/p/CAQQ3iGggGc/