Pas debatit me Melisën, Sindi përveç faktit që nuk e ndjeu të arsyeshme të kërkonte falje vendosi që pas takimit me Mevlanin, të zgjidhte në takimin e rradhës Fationin.
Djali në fjalë është bërë mollë sherri mes Melisës dhe Anës, pasi fillimisht ai shprehu pëlqim ndaj Anës, ndërsa më pas u pa duke u puthur e përqafuar që në takimin e parë me Melisën.
Kjo e ka mërzitur Anën e cila në fund vendosi që të heqë dorë nga Fationi, ndërsa Melisa duke parë përballjen e tij me Anën vendosi gjithashtu të heqë dorë prej tij, duke qenë se mendon që ai ka ndjenja për Anën.
E ndërsa dy vajzat kanë hequr dorë deri diku prej tij, është Sindi ajo që e ka zgjedhur djalin për një takim.
Nuk e dimë nëse është çështje inati, apo ka dashur vërtetë ti japë një mundësi.
Gjithsesi pas përzgjedhjes ka reaguar menjëherë Ana e cila ka ngacmuar Mevlanin duke e pyetur përse u mërzit, por ai ja ka kthyer menjëherë duke ju kthyer se ndoshta ajo është mërzitur për vete nga kjo zgjedhje.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=g7OIdnzv2CM&t=2171s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIG0CtXHZAJ/, https://www.instagram.com/p/CHvkeIKnTNU/