ShowBiz

Shtatëzania kujtim i përjetshëm, ja çfarë ka menduar Sara për të ruajtur barkun

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Sara është në ditët e fundit të shtatëzanisë dhe ka menduar që barkun ku ka mbajtur vajzën për 9 muaj ta mbajë kujtim për gjithë jetën.

Atë e shohim të printojë formën e bustit që nga qafa e poshtë duke e vendosur në allçi me synimin për ta mbajtur kujtim edhe pasi të lindë vajza.

Sara ka postuar disa foto në punë e sipër për të formuar barkun, por nuk e ka zbuluar ende se çfarë ka në plan të bëjë me të.

“Kjo ishte kaq e këndshme. A ka diçka tjetër që mund të bëjmë për ta mbajtur barkun kujtim. Do t’jua tregoj një ditë se çfarë kam në plan të bëj me barkun që ende nuk ka përfunduar”, shkruan ajo krahas fotove.

 

Link: https://www.instagram.com/p/CIROylxHNud/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/