ShowBiz

U tha se vajza në foto nuk ishte Tea, Shqipja zbulon të tjera detaje…

Që prej pasdites së djeshme ish kandidatja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka trazuar jo pak ujërat me një foto të postuar në instagram ku pretentonte se Andi dhe Tea njihen prej vitesh.

Ajo akuzoi kështu emisionin për falsitet, por menjëherë pas deklaratave të saj reagoi autorja e programit e cila e quajti një lajm fals.

Në fakt vajza në foto thuhet se është ish e dashura e Andit dhe jo Tea, por Shqipja nuk e ka lënë me kaq.

Ajo ka ripostuar edhe një herë foton e Andit me vajzën që e puth në faqe, bashkë me një foto të Teas në profil.

Ajo tregon se forma e veshit të vajzës në foto është identike me formën e veshit të Teas dhe krahas fotos krahasuese shkruan: “Ehhhh cmonnnn, po jua them edhe një fjalë, tek veshi, natën”, duke i qëndruar kështu asaj që ka thënë dhe duke pretenduar se vajza në foto është Tea.

Se si qëndron e vërteta, autorja e Programit tha se do ta sqarojë ditën e hënë, kështu që na mbetet të presim fillimin e javës tjetër, për të mësuar diçka më shumë.

Link: https://www.instagram.com/shqipehyssenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8XiTGqg7tjQ5irUMGqesGyFhqe8dPk0/