ShowBiz

Soni flet për herë të parë për divorcin, ja çfarë ndodhi me Mirkon

Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e martuar vite më parë me balerinin italian Mirko Lucarelli me të cilin ka edhe një vajzë.

Ajo nuk ka folur asnjëherë për motivet e divorcit, por këtë dielë në një intervistë me moderatorin Ardit Gjebrea ndërsa ishin duke realizuar një lojë bilardo Soni ka rrëfyer më shumë detaje rreth vendimit për divorc.

Moderatori i ka thënë Sonit se kur ajo u martua, thuhej se veç të tjerash e bëri martesën për të patur një pasaportë italiane.

Por duket se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe Soni sqaron se ajo jo vetëm që nuk ka pasaportë italiane, por as letrat nuk i ka bërë dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht.

Ajo sqaroi gjithashtu se divorci nuk erdhi prej tradhëtisë, por për diçka thellë thellë më të madhe.

Soni thotë se sot ruan me Mirkon një marrëdhënie korrekte, pasi mes tyre do të jetë gjithmonë Ana.

Këngëtarja thotë gjithashtu se Mirko është një baba i shkëlqyer dhe ka një raport shumë të mirë me Anën.

https://www.youtube.com/watch?v=DUyTLSdsHT0&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DUyTLSdsHT0&feature=emb_err_woyt

Burimii fotos: https://www.instagram.com/p/CIVkGraJ4qw/