ShowBiz

“Je gjithçka kam dashur..”, Çiljeta super dedikim për mashkullin më të rëndësishëm

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë nënë e një djali rreth 8 vite më parë.

Vogëlushi Ferndando tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, shumë i lidhur me të ëmën dhe një djalë shumë i dashur ashtu siç e përshkruan këngëtarja.

Këngëtarja ka postuar një foto të të birit ndërsa krahas saj i dedikon atij fjalët më të bukura.

“Kur Duaja ime lëkundi dyert e qiejve, Allahu të solli ty në jetën time si përgjigje të asaj lutjeje në sexhde nate Kadri në gusht 2012. Jam me fat që të kam biri im, i pikturuar me bukuri si jashtë po ashtu edhe brenda zemrës tëndë që i do gjithë njerëzit, i mbron me fanatizëm kë ke në zemër si një burrë i madh protektues aq sa i rritur përpara kohe në personalitetin tënd aq edhe i butë në shpirt kur të shof si të dhimbset edhe një milingonë e vogël e më thua mos e vrit se gjynah ti japim pak bukë. Je gjithçka kam dashur në jetën time siç të kërkova e përfytyrova. Të dua shumë, Fernando im”, shkruan këngëtarja krahas fotos së Fernandos ku ka marrë qindra komente dhe pëlqime nga miq, fansa e të afërm.

Link: https://www.instagram.com/p/CIiO5JPHeTg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7YhUCuA5oc/