Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar tashmë të ndihet kudo.
Thuajse të gjithë personazhet e njohur e kanë nisur zbukurimin e ambjenteve të shtëpisë që në mesin e muajin nëntor për ti sjellë më herët festat këtë vit.
Edhe modelja Afërdita Dreshaj një ditë më parë tregoi ambjentin e zbukuruar të shtëpisë dhe pemën gjigande në sallon.
Ndërkohë përveç atmosferës festive, Afërdita ka treguar se në këtë periudhë deri në ditën e Krishtlindjeve, çdo mbrëmje ulet përpara televizorit me të shoqin dhe shohim nga një film krishtlindjesh.
Kjo është një rutinë që ajo e zbaton prej kohësh në këtë periudhë dhe që e bën të ndihet edhe më festive në këtë periudhë.
Kujtojmë se Afërdita dhe Jakub do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali i cili do të vijë në jetë në muajin shkurt të vitit që vjen.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/