ShowBiz

“Je si zbukurimet e…”, Orin e kanë komplimentuar sot në mënyrën më të pazakontë

Moderatorja Ori Nebiaj prej kohësh tashmë drejton emisionin e mëngjesit në “Top Channel” së bashku me Islin.

Këtë periudhë të vitit Ori dhe Isli e kanë zbukuruar studion me rastin e festave dhe Ori në mes të kësaj atmosfere duket vërtetë shumë këndshëm.

Ajo ka postuar një foto nga emisioni i mëngjesit ndërsa tregon se si e ka komplimentuar e ëma.

“Kur e nis ditën me komplimentat e mamës, më je si zbukurimet e vitit të ri më tha”, shkruaj ajo krahas fotos.

Por duket se komplimentat nuk janë ndalur vetëm tek mami, pasi edhe njëra prej motrave e ka komplimentuar duke i thënë që është bërë si kek i sapo dalë nga furra.

“Aaa qenka dita sot, motra një, presim motrën 2 dhe pastaj dhe mbesat dhe mund të them që jam njeriu më me fat në univers”, shkruan ajo në bisedën me të motrën ku e ajo e komplimenton.

Link: https://www.instagram.com/ori_nebijaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGnYud8LbnF/