ShowBiz

“Të gjithë çuditen me mua, Afërdita tregon simptomat e shtatëzanisë

Modelja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

Afërdita ka qenë vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku i ka njohur ndjekësit me ecurinë e shtatëzanisë së saj, ndërsa tregon se vijon të jetë po njësoj aktive sa i takon aktivitetit fizik.

Ndërkohë ajo ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të cilët e kanë pyetur lidhur me shtatëzaninë.

Ata i kanë thënë nëse ndihet e lodhur nga shtatëzania dhe ajo përgjigjet se në fakt ndihet super energjike dhe i ka habitur të gjithë me këtë fakt.

Modelja ka treguar gjithashtu se deri tani nuk ka përjetuar asnjë lloj dhimbjeje.

Kujtojmë se Afërdita është në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë në muajin shkurt të vitit që vjen.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/