ShowBiz

“Kush i ka ardhur mamit tek puna..”, Klea tregon momentet më të bukura me Krid

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali rreth 6 muaj më parë.

Ata të dy vendosën ta quanin vogëlushin me emrin e veçantë Krid dhe që prej momentit të ardhjes së tij në jetë, ata të dy postojnë herë pas here foto dhe video ku tregojnë lumturinë që ka sjellë vogëlushi në familjen e tyre.

Klea ka treguar me anë të një fotoje shumë të veçantë se Krid tashmë është rritur dhe viziton mamin tek puna.

Ajo ka postuar një foto të vogëlushit në zyrën e saj, teksa është i ulur me shpinë mbi tavolinën e punës së mamit.

“Kush i ka ardhur mamit tek puna kush, arushi pushii”, shkruan ajo krahas fotos me vogëlushin.

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEFSoZzJXu4/