ShowBiz

Me të voglin mbi shpinë, ky është mëngjesi më i bukur për Gold Ag

Këngëtari Gold Ag dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një djali pak javë më parë.

Ata vendosën ta quajnë djalin Gueril, pasi vogëlushi erdhi në jetë në 28 nëntor, ditën e pavarësisësë.

Këngëtari është vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku ka treguar me anë të disa fotove momentet më të bukura pranë të birit si dhe emocionet e veçanta të ndjesisë që i jep të qënit prind për herë të parë.

Së fundmi ai ka postuar një foto shumë të bukur nga mëngjesit ku ai është i shtrirë barkas duke fjetur, ndërsa mbi shpinën e tij po fle gjithashtu vogëlushi.

Me këtë foto shumë të këndshme, ai ka vendosur t’ju thotë Mirëmëngjes, ndjekësve në instagram dhe nuk mund të ketë mëngjes më të bukur se ky.

Link: https://www.instagram.com/p/CI-NK1tF-kI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIta7ihFpb3/