ShowBiz

Ende jo foto pas lindjes, Sara rikthehet në periudhën e shtatëzanisë

Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë 6 ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushen me emrin unik Poem  Blue dhe që në momentet e para nuk kanë nguruar ta zbulojnë portretin e saj.

Ndërkohë Sara është rikthyer sërish mbrapsht në kohën kur ishte shtatëzanë duke postuar një foto tjetër me barkun e rrumbullakosur.

Ajo thotë se ende nuk ka foto pas lindjes, kështu që u kthye pas në kohë për të sjellë një foto të vjetër, në pritje të fotove të para pas shtatëzanisë.

Poem Blue është fëmija i parë i çiftit, të cilët prej kohësh janë në një lidhje dhe duken shumë të lidhur me njëri tjetrin, sidomos tani pas ardhjes në jetë të vogëlushes.

Link: https://www.instagram.com/p/CJB-REKnARb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/