Modelja e njohur Arbenita Ismajli e vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes sidomos për shkak të lidhjes së saj me reperin Fero, është vazhdimisht aktive në instagram.
Atë e shohim gjithmonë në formë perfekte teksa poston foto e video nga momentet e saj gjatë punës, por edhe nga përditshmëria dhe momentet e kaluara pranë partnerit.
Arbenita shumë rrallë ka luajtur me lookun e saj.
Atë e kemi parë gjithmonë brune me flokë të gjatë dhe asnjëherë nuk ka tentuar të ndryshojë ngjyrën apo modelin e flokëve.
Por këtë herë pasi ka postuar një foto ku shfaqet me baluke dhe ku duket shumë më e ëmbël se zakonisht, ajo vendos të pyesë fansat nëse ësht më mirë me baluke, apo pa baluke.
Në fakt në foton e postuar në instagram ajo duket shumë e këndshme me këtë look dhe ngjan shumë herë më e vogël se zakonisht.
Nuk e dimë çfarë i kanë sugjeruar fansat apo miqtë, por me siguri do kënë qenë pro këtij looku që e tregon kaq të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhpKValNgm/