ShowBiz

U ndanë edhe ata…, pas një dekade bashkë çifti i famshëm i jep fund martesës

Futbollisti i njohur që luan me ekipin e Monza-s, Kevin Prince Boateng është ndarë nga bashkëshortja, prezantuesja Melissa Satta.

Lajmin e dha vetë ai përmes një njoftimi në instagram ku pozon së bashku me të shoqen dhe djalin.

Krahas fotos ai shkruan se ata të dy kanë vendosur që ti japin fund martesës, pas një kohe të ndarë, ndërsa tregon se do të jenë bashkë për djalin e tyre.

“Pas një priudhe ndarjeje, kemi vendosur që ta ndërpresim përfundimisht marrëdhënien tonë duke respektuar plotësisht pozicionet respektive dhe në paqe totale. Dua të them se do të mbetemi për njëri tjetrin një pikë e rëndësishme referimi për rritjen e djalit tonë Maddox”, shkruan futbollisti krahas fotos me ish partneren dhe djalin e tyre.

Ata të dy kanë gati 10 vite në një lidhje me njëri tjetrin, ndërsa ishin të martuar prej katër vitesh.

Link: https://www.instagram.com/p/CJDkH90skeW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHIxpN_lF1m/