Janë rritur sërish shifrat me COVID-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2682 testime nga të cilat 574 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana ku vetëm gjatë 2 orëve të fundit janë shënuar 214 raste.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona të moshave 65 deri në 88 vjeç.
Në të katërta spitalet COVID, po trajtohen aktualisht 286 pacientë, 21 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Betejën me COVID-19 e ka humbur edhe një mjek 73 vjeçar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundi janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 32700 që prej fillimit të epidemisë.