Hera, vajza e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës duket se ka një pasion për muzikën dhe këtë sapo na e vërtetoi.
Rezarta ka postuar në instagramin e saj një video të vogëlushes ku ajo ndodhet në makinë ndërsa në sfond po luhet një këngë në frëngjisht të cilën Hera po e këndon gjithë pasion.
Vogëlushja ka një zë shumë të ëmbël dhe mbi të gjitha duket qartë që ka vesh muzike, pasi e këndon këngën në harmoni të plotë me zërin e këngëtares në sfond.
“Gëzuar nga zonjusha e familjes tonë”, shkruan Rezarta në njërën prej videove, ndërsa në tjetrën shkruan “Kryevepra ime” dhe ka të drejtë, pasi vogëlushja është vërtetë e talentuar dhe do t’ua zbukurojë ditën me zërin e saj të ëmbël.
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By2Dx-SJHAA/