ShowBiz

Aktorja u shpall gabimisht e vdekur, partneri i saj shpërthen në lot kur zbulon të vërtetën

Një ditë më parë të gjitha mediat njoftuan lajmin e trishtë të largimit nga jeta të aktores së njohur Tanya Roberts, e njohur ndryshe si një prej vajzave të Bond, një rol që i ka dhënë famë aktores.

Por duket se vdekja e saj është njoftuar gabimisht, pasi aktorja në fakt vazhdon të jetë ende gjallë dhe ky lajm u bë i ditur disa orë më parë.

Megjithatë ajo është në gjendje të rëndë në spital dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa.

Partneri i saj ka shpërthyer në lot teksa ka marrë një telefonatë nga spitali të cilët i kanë thënë se Tanya vazhdon të jetë gjallë.

Reagimi i tij pas telefonatës është transmetuar live gjatë një interviste që ai pati gjatë emisionit të mëngjesit.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=6OYd1iacvmo&t=66s