ShowBiz

“Një si unë e sheh në ëndërr..”, Sindi fyen keq Mevlanin, “33 vjeç dhe akoma..”

“Përputhen”, është kthyer padyshim në një fenomen që po tërheq gjithnjë e më shumë publikun.

Gjatë këtij show nuk mungojnë asnjëherë sherret, debatet, ndonjëherë edhe skandalet të cilat e kanë shndërruar në një prej spektakleve më të ndjekura.

Gjatë pasdites së djeshme një tjetër debat është ndezur në studio këtë herë midis Sindit dhe Mevlanit.

Pasi Sindi i tha Mevlanit se është një person i lëkundur, ai i është kthyer duke i thënë: “Ta shihje në ëndërr një burrë si puna ime moj vajzë, po leri filmat”

Sindi në ato momente ka filluar të qeshë ndërsa i kthehet Mevlanit duke i thënë se ai nuk është Brad Pitt.

Debati ka vijuar edhe më tej mes të dyve, ndërsa në fund Sindi i thotë se po të ishte nga ata që ta ëndërronin femrat nuk do të ishte tani në moshën 33 vjeçare duke këruar grua.

Kjo është marrë si një deklaratë fyese dhe sigurisht që është kritikuar nga konkurentët dhe nga vetë Arjan Konomi.

Link: https://www.instagram.com/p/CJoeOtfBoUz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIOdXcrnq3W/