ShowBiz

Me flokë të shkurtër gështenjë, Loredana befason me pamjen…

Atë e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata bionde dhe madje jemi mësuar me këtë look të saj, saqë nuk e dimë se si ka qenë ajo dikur, apo se si janë flokët e saj origjinalë.

Reperja Loredana ka postuar një video ku pozon me flokët e saj natyralë të cilat janë të shkurtër dhe në ngjyrë gështenjë.

Në videon e postuar në instagram ajo duket kaq ndryshe dhe gati nuk njihet, megjithatë pavarësisht ndryshimit duket në formë shumë të mirë.

Loredana është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të raportit me reperin Mozzik.

Së fundmi është përfolur për një rikthim mes tyre, por Mozzik sapo e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ata takohen shpesh për hir të Hanës, por nuk janë bashkë.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/