Aktorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi janë duke kaluar disa ditë pushimesh duke zgjedhur një vend me dëborë.
Ajo ka postuar disa foto në dëborë dhe ku duket shumë në paqe.
Në një prej videove ajo është shtrirë në dëborë, ndërsa lëviz këmbë e duar si një fëmijë i lumtur.
Këtë video e ka postuar në instagram bashkëshorti i saj Besnik Krapi i cili krahas videos shkruan me humor: “Mu rrit çika e hajt”
Këtë video e ka ripostuar edhe Jonida dhe duket qartë që po i shijon pushimet dhe dëborën.
Çifti janë bërë së fundmi prindër të një vajze.
Vogëlushja Emi erdhi në jetë në qershor të vitit që shkoi dhe tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIqVw1Yj-tB/