ShowBiz

Ndahen pas 6 vitesh martesë, çifti më i famshëm i showbizit

Muajt e fundit në të gjitha mediat kanë qarkulluar lajme për ndarjen mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ata të dy po përflitej se prej disa muajsh po jetonin të ndarë, por asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.

Së fundmi burime të sigurta për “Page six” dhe “E News” kanë deklaruar se Kim dhe Kanye po shkjojnë drejt divorcit pas 6 vitesh martesë dhe se kjo është thjesht një çështje kohe, por ata kanë preferuar ta mbajnë këtë ngjarje larg vëmendjes së mediave.

Kanye West i ka habitur të gjithë vitin që shkoi me deklarata të pazakonta për Kim dhe familjen e saj.

Përmes statuseve në Twitter ai bëri deklarata bombë, për të cilat Kim reagoi duke thënë se partneri i saj kishte probleme serioze me shëndetin mendor.

40 vjeçarja dhe partneri i saj u martuan në 2014 në një ceremoni të veçantë në Itali dhe bashkë kanë katër fëmijë dy djem dhe dy vajza.

Link: https://www.instagram.com/p/CB_Fe6xgYDE/

Burimi i lajmit: https://pagesix.com/2021/01/05/kim-kardashian-kanye-west-getting-a-divorce-shes-done/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB_Fe6xgYDE/