Koreografi i njohur Albi Nako prej gati 7 vitesh nuk është ngjitur më në skenë si balerin, ndërsa po ushtron vetëm profesionin e koreografit.
Në një intervistë për “Wake Up”, në “Top Channel”, ai ka zbuluar se është detyruar të mos kërcejë më për shkak të një problemi shëndetësor tek gjunjët.
Kjo është një sëmundje profesionale dhe Albi thotë se nuk duhet madje as të vrapojë dhe se sëmundja i është shfaqur dy herë.
Albi tha se nuk ka lënë më farmaci e ilaçe pa marrë, deri sa shkoi tek mjekimi popullor.
Kjo sëmundje e ka detyruar që të largohet nga skena, ndërsa thotë se po i plas shpirti që të kërcejë, mund ta bëjë, por fatkeqësisht do të ketë kosto mbi shëndetin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8p1gS9EB2pU&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH7Ae3p_l-/