ShowBiz

Në 5 vjetorin e lindjes së të bijës, Lyrical Son i dedikon fjalët më të bukura

Vajza e madhe e këngëtarit Lyrical Son feston sot 5 vjetorin e lindjes dhe përveç festës unike nuk mund të mungonte urimi special i babit për të bijën.

Ai ka postuar disa foto të vogëlushes shkëputur nga festa e ditëlindjes së saj ndërsa krahas tyre shkruan: “ Urime ditëlindja e 5-të zemër. Ishalla gjithmonë të përcjell shëndeti, paqja dhe lumturia në jetë. Të don babi përjet”

Ndërkohë ai dhe bashkëshortja e tij i kishin organizuar vogëlushes Eva një festë speciale për 5 vjetorin e lindjes.

Gjithçka ishte menduar në detaje, nga tullumbacet, tek personazhet e animuar e deri tek torta me princesha.

Link: https://www.instagram.com/p/CJy_hfehFtJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeLd8Phmtg/