Aktualitet

Më pak kohë gjatë 2021-it, shkencëtarët shpjegojnë përse ky vit do të jetë më i shkurtër

Toka është duke lëvizur më shpejt këtë vit dhe kjo rezulton në një kapërcim sekondash që mund të ndikojë në gjatësinë e këtij viti.

Më konkretisht gjatë 2021 një ditë pritet të jetë 0.05 milisekonda më e shkurtër se gjatësia normale prej 86400 sekondash që ka një ditë normale me 24 orë.

Shkencëtarët e IERS, Sistemit Ndërkombëtar të Referencave dhe Lëvizjes së Tokës mund të llogarisin madje momentin e saktë se kur do të ndodhë ky fenomen duke studiuar pozicionin e yjeve çdo ditë.

Kështu 2021 është parashikuar të jetë një vit më i shkurtër se normalja.

Hërën e fundit që një ditë ka patur më pak se 86400 sekonda dhe për pasojë viti ka qenë më i shkurtër ishte 1937.

Kapërcimi i kësaj sekonde në ditë nuk ka një rëndësi praktike në jetën e përditshme, por në disa fusha si astronomia, aviacioni apo network i kompjuterave është me një rëndësi vitale.

Gjithsesi ka shumë mundësi që ky fenomen të jetë i nevojshëm në rast se shpejtësia e lëvizjes së Tokës vijon të rritet më shumë, megjithatë aktualisht është herët për të folur lidhur me këtë dukuri thotë fizikanti Petër Whibberley  për Telegrapf.

Disa shkencëtarë ndërkohë janë të mendimit që ta lejojnë të ndodhë një fenomen i tillë dhe ndërkaq të shtojnë një orë të brishtë sa herë të jetë e nevojshme.

Link: https://www.independent.co.uk/life-style/gadgets-and-tech/earth-spinning-2021-shorter-scientists-b1784561.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/yEauzeZU6xo