ShowBiz
aurora

Një super baladë kushtuar jetimit, kjo këngë nuk duhet humbur

Vite pas këngës së famshme “Lele Kaçurele”, grupi Aurora rikthehet sërish dhe këtë herë me një super baladë.

Djemtë e grupit kanë publikuar një këngë shumë të veçantë kushtuar fëmijëve jetim.

“Jetimi” është kënga që trajton një plagë të shoqërisë duke ju dedikuar të gjithë fëmijëve që rriten jetim duke u braktisur nga prindërit.

Në fillim të këngës djemtë e grupit japin një mesazh të fuqishëm për të mos i braktisur fëmijët dhe më pas kënga bart një mesazh shumë të dhimbshëm nëpërmjet tekstit.

Djemtë e grupit vijnë me një këngë shumë të veçantë që ja vlen ta dëgjoni nga fillimi deri në fund.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2yOe5WQGUNY