Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një djali gati dy vite më parë.
Zëri është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë që gjithnjë e më shumë po i ngjan mamit.
Elita ka postuar në instagram një foto të saj dhe të Zërit.
Ata të dy duken gati njësoj e madje me të njëjtën mimikë fytyre.
Vogëlushi i ngjan shumë Elitës dhe kjo duket qartë thuajse në të gjitha fotot e postura nga moderatorja përfshirë edhe këtë të fundit.
Ndërkohë kujtojmë se ajo dhe Gjiko do të bëhen sërish prindër dhe këtë herë të një vajze.
Vogëlushja pritet të vijë në jetë shumë shpejt dhe të gjithë jemi kuriozë të shohim se kujt do ti ngjajë ajo.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJRdpoxBydp/