ShowBiz

Një mesazh për Patrisin…, Tuna habit me deklaratën e fundit

Kohët e fundit në media po qarkullojnë zërat se Tuna dhe Patris Berisha nuk janë më bashkë.

Këngëtarja është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ajo çfarë i shtoi thashethemet është fakti që i ndryshoi emrin të birit në instagram nga Berisha në Sejdiu, duke i lënë  kështu mbiemrin e saj.

Kjo pasoi me një reagim nga Patrisi i cili menjëherë postoi një video me të birin, krahas së cilës shkruan Tian Berisha.

Megjithatë përtej kësaj asnjë prej tyre nuk rrëfeu diçka më shumë, madje Tuna përtej këtij reagimi ka qëndruar deri tani në heshtje.

Ajo ka postuar disa foto e video nën shoqërinë e miqve, duke treguar se ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por së fundmi ajo ka postuar në instagram një mesazh dhe të gjithë janë bërë kurioz se kujt i drejtohet.

“Ngecur në një gjeneratë ku ndershmëria është thjesht një tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe të gënjesh është e vërteta e kohëve të sotme”, shkruan Tuna në instastory.

Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzS25YMF8f1/,