ShowBiz

Kur Hana e detyron mamin të mbajë biberonin e saj, kjo video është kaq e këndshme

Reperja Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër të një vajze dy vjet më parë.

Ata janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një rikthim pas ndarjes së bujshme mbi një vit më parë.

Por Mozzik ju vuri vulën zërave duke mohuar të jenë kthyer bashkë, ndërsa tha se po të ishte kthyer me Loredanën nuk kishte pse ta mbante të fshehtë.

Ndërkohë Loredana që jeton aktualisht me të bijën Hanën është vazhdimisht aktive në instagram ku e shohim të postojë herë pas here foto dhe video me vogëlushen.

Hana është rritur kaq shumë dhe është një mini kopje e Mozzik dhe duket që është shumë e lidhur me të dy prindërit.

Në një video të postuar në instagram vogëlushja mban një biberon në gojë, ndërsa i ka vendosur një të tillë edhe të ëmës, Loredanës.

Ajo shihet teksa luan me biberonin e mamit dhe kujdeset që ajo të mos e heqë.

Reperja është shtrirë pranë Hanës dhe vogëlushja është sipër kokës së saj dhe kjo video është një prej momenteve më të këndshmë nënë e bijë që këngëtarja i poston herë pas herë në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI8MjYAFuzt/