ShowBiz

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur…”, Mozzik konfirmon rikthimin me Loredanën…

Reperi Mozzik dhe Loredana janë vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes sidomos muajt e fundit.

Kudo në media po flitet për rikthimin e bujshëm mes tyre, por Mozzik i habiti të gjithë kur në një intervistë deklaroi se ai dhe Loredana takohen sepse kanë një vajzë bashkë dhe nuk janë rikthyer me njëri tjetrin.

Por Loredana si kundër përgjigje postoi pjesën e katërt të dokumentarit që dukej sikur thoshte të kundërtën e asaj që pohoi Mozzik.

Megjithatë duket se mes tyre mund të ketë lindur sërish një marrëdhënie dhe këtë duket sikur sapo na e ka konfirmuar reperi.

Ai ka postuar në instagram një shprehje e cila thotë: “ Lidhjet bëhen më të forta kur të dyja palët janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri tjetrin”

Ky duket si një mesazh që tregon se ata të dy mund ta kenë falur njëri tjetrin dhe gabimet që mund të kenë bërë në të kaluarën.

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim konkret dhe mbetet për të parë, nëse se si do të vijojë më tutje historia mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH7hWYAlScH/https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/