ShowBiz

Pushime pak para ardhjes në jetë të bebit, ja ku u arratisën Afërdita me Jakub

Modelja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

Modelja është në muajin e tetë të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë në muajin shkurt.

Modelja është shumë aktive në instagram ku e shohim të japë vazhdimisht detaje nga shtatëzania e saj.

Këtë herë ajo dhe i shoqi i saj janë nisur për pushime pak përpara ardhjes në jetë të bebit.

Ata kanë zgjedhur New York-un për të kaluar disa ditë pushime.

Bashkë me ta është edhe motra e Afërditës ndërsa vetë modelja ka shpërndarë edhe një video ku tregon hotelin ku do të qëndrojnë.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJep44TpG8-/